NBA

REUTERS
17 me radhë
9 March, 2013 @11:04
Kampioni aktual Miami, me të vërtet është duke luajtur sikur kampion. Ata harruan humbjen në 17-të ndeshjet e fundit. Janë duke shkelur çdo kundërshtar, të cilët po dalin përpara Heatsave.
Viktimë e radhës ishte Philadelphia, që u mposhtën me rezultat 102-93. Kompania James dhe Wade, përsëri ishte në skenë, Kingu luajti me 25 pikë e 10 kërcime, ndërsa Dwyane Wade me 22 sosh.
Kjo ishte fitorja e 17-të me radhë për Miamin, ata me këtë e siguruan edhe playoffin. Kjo seri e fitoreve gjithashtu, është seria më e gjatë në NBA në këtë stinor, më parë e kishte arritur këtë shifër edhe skuadra Los Angeles Clippers.