NBA

REUTERS/Robert Sullivan
Miami Magjik
7 March, 2013 @12:18
Mediat amerikane, mendonin se kampioni aktual Miami do të shkatronte Orlando-në, por nuk ndodhi ashtu. Edhepse, pas largimit të Dwight Howardit është dobësuar skuadra dukshëm, Orlando i nxorri telashe skuadrës së trajnerit Erik Spoelstra.
Gjatë tërë ndeshjes Heat ishte në epërsi, përveç në çerekun e katërt kur e humbën koncentrimin. Këtë e shfrytëzoi skuadra mysafire Magic, e cila e shokoi tërë palestrën dhe kaloi në epërsi.
Por, King Jamesi gëzimin e kundërshtarit ia la në fyt. Tre sekonda para përfundimit të ndeshjes, me një depërtim arriti ta bëj rezultatin 96-95 për Miamin dhe e vazhdoi serinë e fitoreve të skuadrës.
LeBron James luajti me 26 pikë, ndërsa Dwyane Wade me 24 sosh, ndërsa në anën tjetër te magjistarët Nikola Vucevic u dallua me 25 pikë e 21 kërcime.
Miami Heat, serinë e fitoreve e ngriti në 16-të, që është shifra më e madhe në histori të klubit.