Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Rrufeja godet

REUTERS/Bill Waugh

Rrufeja godet


6 March, 2013 @11:03

Skuadra e Oklahomës, nuk pati mëshirë ndaj Lakersit. Ata ishin tepër të disponuar për ndeshje, të cilët e arritën shifrën më të lartë të stinorit, duke shënuar 71 pikë në pjesën e parë.

OKC, gjithashtu gjatë ndeshjes luajti me vetëm dy topa të humbura dhe e barazoi rekordin në historinë e NBA-së për këtë. Ndeshja përfundoi me rezultat 122-105, në favor të Oklahomës.

Russell Westbrook ishte i pa ndalshëm me 37 pikë, 10 kërcime e 5 asistime, ndërsa në anën tjetër 30 pikët e Kobe Bryantit nuk mjaftuan për fitore të Lakersit.

Oklahoma me këtë e regjistroi fitoren e 44-të dhe kanë 16 humbje në Konferencën Perendimore. Ndërsa Lakers po në këtë Konferencë, është duke luftuar për të arritur në cakun e playoffit, ata gjenden në pozitën e nëntë pas Utah Jazz.



REZULTATET E TAKIMEVE

Oklahoma - Lakers 122-105
Denver - Sacramento 120-113
Philadelphia - Boston 101-109

 
Të gjitha lajmet nga NBA