Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HEAT

A ka kush që e ndal Miamin ?

REUTERS/Ray Stubblebine

A ka kush që e ndal Miamin ?


5 March, 2013 @11:03

Minnesota Timberwolves, pa Brandon Roy, Chris Budinger, Kevin Love, Andrey Kirilenko dhe Nikola Pekovic, nuk arriti të përballët me kampionin aktual Miami Heat.

Skuadra e trajnerit Erik Spoelstra, nuk po ndalet në 15-të ndeshjet e fundit, gjë që është rekordi i klubit, Miami. Viktima e radhës ishte Minnesota e lënduar, ndaj të cilëve, Miami nuk kishte mëshirë aspak, ku në çerekun e fundit me mbrojtje të fortë nuk e lejoi kundërshtarin të merrte as frymë. 

Ndeshja përfundoi me rezultat 97-81, e yjet e Heat shkëlqyen përsëri. Dwyane Wade luajti me 32 pikë e 10 asistime ndërsa King Jamesi 20 pikë e 10 kërcime.

Miami Heat, këtë rekord mund të ngrisë edhe më shumë, ngase në ndeshjen e radhës do të takohet me Orlando Magicun.



REZULTATET E TAKIMEVE

Minnesota - Miami 81-97
Golden State - Toronto 125-118
Portland - Charlotte 122-105
Denver - Atlanta 104-88
New Orleans - Orlando 102-105
Milwaukee - Utah 109-108 OT
Cleveland - New York 97-102

 
Të gjitha lajmet nga NBA