DERRICK ROSE

REUTERS/Jim Young
I kthehet rezervave
4 March, 2013 @22:46
Vitin e kalur në ndeshjen kundër Philadelphia-së, super ylli i Chicago Bullsit Derrick Rose, pësoi një lëndim shumë të rëndë nga gjuri. Ai për herë të parë, pas lëndimit është ulur në bankën e rezervistëve, në ndeshjen kundër Indiana Pacersit.
Pas lëndimit Rose, për herë të parë ishte në parket me skuadër, ndërsa është vërejtur se në sulmet e demave, disa herë u mundua që ta nxiste skuadrën.
Trajneri i Chicago-së, Tom Thibodeau, në lidhje me rikthimin e Derrick Rose-të në bankë tha: “Këtë që nga fillimi e kemi diskutuar, qëndrimi i Derrickut në mesin tonë, do t’i ndihmojë për ta bërë hapin e ardhshëm më shpejtë. Unë besoj se do të bëhet i gatshëm së shpejti “.
Derrick Rose pritet të kthehet në parket në mesin e muajit mars, ai që nga 1 janari është duke udhëtuar së bashku me skuadrën.