DALI
Berisha duke shënuar pikë në ndeshjen e mbrëmshme/ BOROZANI/Edrin Shkuliqi
Lëndimi kuptohet sot
10 March, 2013 @11:00
Momenti i rrëzimit të Dardan Berishës, pas një shkeljelje të keqe dhe dhimbja e tij la të shtangur jo vetëm bashkëlojtarët e publikun pejan mbrëmë, por lirisht mund të thuhet të gjithë adhuruesit e basketbollit në Kosovë. Borozani.com
Pas kësaj ai u desht që të del nga loja, ndërsa Peja përkundër vështirësive në momentet e fundit, me super Gerti Shimën arriti të nxjerrë fitoren, 81-76.
Faqja zyrtare pejane ka njoftuar sot në mëngjesin e hershëm se sot do të kuptohet pas kontrollit se për çfarë lëndimi bëhet fjalë dhe për sa kohë do të duhet që padyshim basketbollisti më i mirë kosovar, Dardan Berisha, do të qëndrojë jashtë palestrave.