SAN ANTONIO
REUTERS/Joe Mitchell
Spurs në rrugë të mirë
12 March, 2013 @12:18
Skuadra e trajnerit Gregg Popovich, arriti t’ia përfundojë serinë pozitive të Oklahomës, të cilët nuk kanë humbur në pesë ndeshjet e fundit.
San Antonio në këtë stinor, është duke dhënë sinjale se e tëra skuadra kërkon të bëhet kampion. Këtë janë duke dëshmuar edhe me rezultate pozitive.
Ata arritë ta mposhtin njërin ndër kadidatët kryesorë për titull Oklahoma City-në, pa ndihmën e françezit Tony Parker, i cili nuk luajti për shkak të lëndimit.
Ndeshja përfundoi me rezultat 105-93 në favor të Spursave, ku më i miri ishte Tiago Splitter me 21 pikë e 10 kërcime, ndërsa në anën tjetër nuk mjaftuan 26 pikë të Kevin Durantit dhe 25 të Russell Westbrookut për fitoren e nën kampionit.
Skuadra nga Teksasi, San Antonio, e regjistroi fitoren e 49-të, të cilët kanë 15 humbje dhe gjenden në pozitën e parë në Konferencën Perendimore, ndërsa në vendin e dytë është Oklahoma me 47 fitore e 17 humbje, po në të njejtën Konferencë.