HEAT

REUTERS/Robert Sullivan
Miami shkrin kundërshtarët
13 March, 2013 @11:44
Ekipet kundërshtare të Miami Heat duhet të mendojnë dy herë para se t’i dalin përballë. Miami nuk e fal askënd.
Fitoren e 19-të me radhë, Miami e arriti kundër Atlantasë me rezultat 98-91, ku dominuan gjatë tërë ndeshjes. Dwyane Wade luajti me 23 pikë e 6 asistime, kurse LeBron James me 15 pikë, 7 asistime e 7 kërcime e përfundoi ndeshjen.
Në histori të NBA-së, vetëm tre skuadra kanë arritur seri përtej 20 fitoreve. Në krye të listës është skuadra Los Angeles Lakers me 33 fitore resht, në stinorin 1971/72, ndërsa në stinorin 2007/08, Houston Rockets arriti të shënojë seri prej 22 fitoreve, e Milwaukee Bucks me 20 fitore, të arritura në stinorin 1970/71, është skuadra e tretë që ka arritur serinë prej 20 fitoreve.
Miami Heat, ndeshjen e radhës do ta zhvillojë kundër Philadelphia 76ers, ku pritet të arrijnë fitoren e njëzetë me radhë.