Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INCIDENTI

Reagon Sigal Prishtina

BOROZANI/ Erdis Driza

Reagon Sigal Prishtina


11 March, 2013 @23:07

Pas skandalit të djeshëm në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, që çoi deri në ndërprerjen e ndeshjes derbi ndërmjet finalistëve të stinorit të kaluar Sigal Prishtinës dhe Trepçës, bordi i Sigal Prishtinës në mbledhjen e jashtëzakonshme ka analizuar incidentin duke dalë me këtë deklaratë. 

Deklaratën po ua sjellim pikë e për pe siç është shkruar nga zyra për informim e klubit, pa asnjë ndërhyrje, me shkronja të theksuara. 

“Bordi i Sigal Prishtinës dënon ashpër incidentin që ndodhi në ndeshjen e mbrëmshme. Kërkojmë nga organet e rendit t’i identifikojnë individët e papërgjegjshëm që provokuan dhe shkaktuan incidentin, si dhe ndaj tyre të merren masat përkatëse ligjore. 

Klubi ynë sikurse herave tjera ka bërë punën që organizimi të jetë në nivelin më të lartë. Në kuadër të organizimit, përveç stafit tonë teknik, kanë qenë të angazhuara edhe forca të mëdha policore dhe pjesëtarë të sigurimit privat, që kanë mundësuar mbarëvajtjen, pritjen dhe pëcjelljen e ekipit mysafir, referëve dhe personave tjerë zyrtarë. 

Lusim organet e rendit që në të ardhmen të jenë më syçelë që t’i parandalojnë këta individë të papërgjegjshëm, të cilët me sjelljet e tyre të pamatura prishin imazhin e klubit, të ndeshjes dhe sportit. 

Deri në momentin e incidentit, loja ka qenë korrekte dhe nuk ka qenë e tensionuar. Edhe pas këtij incidenti klubi ynë do të ruaj marrëdhëniet e mira me të gjitha klubet e basketbollit. 

Sigal Prishtina pranon çdo vendim meritor që do të merret nga organet përgjegjëse të FBK-së, gjithmonë nëse ai do të jetë në proporcion me peshën dhe efektet e vendimeve që janë marrë në të kaluarën për incidente të së njejtës natyrë të ndodhura në palestrat tjera të Kosovës. 

Shpresojmë se vendimi që do të merret do të ndikojë në evitimin e e këtyre ngjarjeve të pahijshme dhe do t’i shërbejë pozitivisht rrugës sonë për inkuadrimin në familjen e basketbollit europian.” 

Ndeshja e djeshme ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës është ndërprerë në çerekun e tretë, 5.32 minuta pa përfunduar ky çerek, kur tifozët hynë në fushën e lojës për t’i sulmuar disa individë dhe basketbollistë të Trepçës, që përfundoi me ndërhyrjen e njësitit policor. Pas ndërprerjes së ndeshjes tashmë pritet të vjen edhe vendimi i FBK-së për incidentin. 


TREPÇA

Milanovski mungon 1 javë

FBK Superliga

Milanovski mungon 1 javë

11/03/13 @ 20:01

U-18

Udhëtojnë për sukses

FBK Superliga/International

Udhëtojnë për sukses

11/03/13 @ 11:20

DHUNË

Nuk i ngjau derbit!

FBK Superliga

Nuk i ngjau derbit!

10/03/13 @ 21:59

DARDANI

Kthehet pas 2 javëve

FBK Superliga

Kthehet pas 2 javëve

10/03/13 @ 17:45

SPAQI

Në Prizren, të maten mirë!

FBK Superliga

Në Prizren, të maten mirë!

10/03/13 @ 16:15

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga