Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E FUNDIT / JOZYRTARE

Maqedonia V - Kosova, shtyhet për shtator

Maqedonia V - Kosova, shtyhet për shtator


1 April, 2020 @14:48

Video-konferenca e sotme e UEFA-së me sekretarët e përgjithshëm të Federatave anëtare të saj që nisi në mesditë në këto momente ka përfunduar.

Kurse ajo që është më e rëndësishmja është fakti që duelet e PlayOffit të Ligës së Kombeve të parapara për mars 2020 e të shtyera për qershor 2020 për shkak të coronavirusit, janë shtyer për muajin shtator 2020.

Duelet që pritet të përcaktojnë katërshen finale pjesëmarrëse për EURO 2020 pritet të luhen më datat 3 dhe 8 shtator kanë bërë të ditur mediat, para zyrtarizimit nga UEFA-ja.

Kështu, Maqedonia V - Kosova pritet të zhvillohet tash në shtator 2020, varësisht nga programi i garave që përkon me fillimin e edicionit të dytë të kësaj gare.

playoff

Natyrisht, duhet pritur edhe zyrtarizimin nga UEFA-ja për këtë, pasi që ende nuk është gjithçka 100% e sigurtë.


 
Të gjitha lajmet nga