Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA LIDERE ME FITORE TË MADHE NË DERBI

Përmbysje e jashtëzakonshme për rikthim në krye

Përmbysje e jashtëzakonshme për rikthim në krye


16 March, 2025 @23:43

E jashtëzakonshme ndeshja, i jashtëzakonshëm rikthimi i madh i Barcelonës, që pas dy golave disavantazh në 18 minutat e fundit të ndeshjes pa llogaritur kohën shtesë, përmbysi Atletico Madridin gjithmonë të vështirë për ta mposhtur në shtëpi veçanërisht, për fitoren e madhe.

Zëvendësimi i Hansi Flickut Ferran Torres shënoi dy herë, për këtë fitore, derisa Robert Lewandowski shënoi falë gjindshmërisë së tij klinike në 16-shin e vendasve, për të mundësuar rikthimin.

Lamine Yamal ishte briliant me lojën e tij dhe depërtimet, derisa shënoi një gol dhe krijoi për bashkëlojtarët me Pedrin motor të mesfushës në këtë triumf që përfundoi, Atletico Madrid - Barcelona 2-4 [Alvarez 45’, Sorloth 70’—Lewandowski 72’, Ferran 78’, 90’+6, Yamal 90’+2].

Atletico Madrid betejën e vazhdoi mirë përgjatë ndeshjes, por Barcelona theu gjithçka në fund të ndeshjes, kur nuk pritej, derisa me këtë fitore mori edhe epërsinë në duele direkte ndaj colchonerosve.

Fitorja, bën që Barcelona me një ndeshje më pak të zhvilluar (27) të dalë në krye të tabelës me 60 pikë, sa ka edhe Real Madridi në vend të dytë. Atletico Madrid mbetet i treti, me katër pikë më pak se dyshja mbi ta.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga