Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLET SELEKTORI

Marmarinos: Ky është takim vendimtar!

Marmarinos: Ky është takim vendimtar!


26 February, 2022 @11:18

Përzgjedhësi grek i Kosovës, Christos Marmarinos, në një deklaratë të tij dhënë për faqen zyrtare të Federatës, ka thënë se përgatitjet e Kosovës për përballjen e së dielës ndaj Norvegjisë janë duke shkuar mirë.

Ai gjithashtu ka theksuar se është fat i mirë që Kosova s’ka probleme me lëndime aktualisht.

“Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos ka folur për rrjedhën e përgatitjeve. “Përgatitjet deri më tani kanë shkuar shumë mirë. Fatmirësisht nuk kemi lëndime dhe po përgatitemi maksimalisht për të qenë të gatshëm për këtë ndeshje. E dimë se si ishte sfida e parë, andaj nuk duhet të bëjmë gabimet e njëjta”, është shprehur Marmarinos për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai ka bërë të ditur rëndësinë e këtij takimi dhe shpresën për fitore. Siç dihet secili shtet në Grupin C parakualifikues drejt Eurobasket 2025 ka bilanc të njëjtë, 1-fitore dhe 1-humbje.

Prandaj dueli ndaj norvegjezëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

“Për në është shumë i rëndësishëm ky takim. Është vendimtar. Jemi munduar të përgatitemi siç duhet për këtë sfidë dhe shpresoj të fitojmë. Ajo që mund të them është se do të japim më të mirë tonë, duke shpresuar në rezultat pozitiv”, shtoi tutje përzgjedhësi i Kosovës.

Në Grupin C, Kosova, Danimarka dhe Norvegjia kanë nga një fitore dhe një humbje. Dardanët kanë një fitore (ndaj Danimarkës 78:73) dhe një humbje (nga Norvegjia 86:77).

Vendi i parë kualifikohet tutje dhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese.

Deri në fund të parakualifikimeve kanë mbetur edhe tri ndeshje: Kosova-Norvegjia, Danimarka-Kosova dhe Norvegjia-Danimarka.

Kosova të dielën nga ora 19:00 përballet me Norvegjinë në palestrën “Minatori” të Mitrovicës. Sfida është e vlefshme për rrethin e parë parakualifikues për Eurobasket 2025.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja