TREPÇA - PRISHTINA
Massamba debuton për Prishtinën
12 March, 2016 @20:20
Përforcimi i fundit i Prishtinës i ardhur nga kampionati i Qipros ka debutuar sonte në ndeshjen Trepça - Prishtina që po zhvillohet në këto çaste.
Basketbollisti nga Kongo, që ka nënshtetësi suedeze, ka regjistruar debutimin e tij në palestrën e stërmbushur të Minatorit, e cila është rihapur pas një kohe të gjatë për shkak të renovimit.
Massamba në këtë ndeshje ia ka zënë vendin bullgarit Stanimir Marinov, i cili është pushuar për këtë takim.