PEJA
Gashi pushon nga posti i kryetarit
12 March, 2016 @15:58
Art Gashi nuk do të jetë më numri një në kryesinë e klubit të Pejës.
Kryetari i deritashëm i klubit pejan ka bërë të ditur se është larguar nga posti i kryetarit për një kohë të padefinuar.
Njoftimin e ka bërë vetë Gashi, nëpërmjet llogarisë së tij personale në Facebook.
Ai, ka shpjeguar se vendimi i tij ka ardhur si rrjedhojë e disa problemeve personale dhe familjare, ndërsa shtoi se shtytje të madhe për këtë vendim ka pasur fyerjet dhe sharjet e paarsyeshme sipas tij, që ishin drejtuar familjes së tij.
Megjithatë, Gashi ka bërë të ditur se edhe më tej ai do të vazhdoj të kontribuoj në klub, derisa ka bërë thirrje se menjëherë do ta lëshonte vendin e kryetarit në rast se do të ofrohej ndonjë i interesuar me projekt serioz.
Më poshtë, mund ta lexoni njoftimin e plotë të Art Gashit…
Te nderuar,Per shkak te disa problemeve personale dhe familjare, me eshte dashte me marr kete vendim per terheqje nga…
Posted by Art Gashi on Saturday, 12 March 2016