SHQIP NË BOTË
Maxhuni më i miri në parket, Parnu triumfon
14 January, 2021 @8:03
Një tjetër fitore për skuadrën estoneze Parnu në ligën e përbashkët të basketbollit të Estonisë e Letonisë.
E më meritori për këtë ishte fundori Edon Maxhuni, i cili në këtë takim ishte më i dalluari në parket.
Maxhuni mbrëmë luajti me 31 pikë (prej tyre 7 trepikësha), 3 asistime e 1 kërcim, duke shënuar kështu 1/3 e pikëve të skuadrës, me Parnun që në fund shënoi fitore të ngushtë 92-89 ndaj skuadrës TALTECH.
Me këtë fitore, Parnu i Maxhunit tashmë ka bilanc 13-3 pas 16 xhirove dhe është në rrugë të mirë të shkojë në Play Off.