Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AS PRISHTINA - MH PRISHTINA

Mbi 200 pikë në derbin e kryeqytetit

Mbi 200 pikë në derbin e kryeqytetit


3 December, 2021 @21:50

Dueli mes AS Prishtinës dhe MH Prishtinës ka përfunduar me fitoren e AS-it që shënoi 110 pikë karshi 94 të shënuara nga ekipi mysafir sonte për fitoren me dallim 16 pikësh në të mirë të skuadrës së drejtuar nga Valentin Spaqi.

Dion Haxhosaj kreu ndeshjen me double-double duke shënuar 29 pikë e 18 kërcime në ndeshje, derisa luajti pa pushim fare, duke qëndruar në parket për 40-minuta të plota.

Te ekipi i Spaqit u dallua edhe Dardan Sejdiu që dha 25 pikë e 12 kërcime, për të kryer gjithashtu ndeshjen me double-double.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër te MH Prishtina më efikasi ka qenë Genc Zeqiri me 22 pikë, ndërsa me double-double luajti Gent Shala duke dhënë 15 pikë e 19 kërcime përgjatë lojës.

Pas kësaj fitoreje AS Prishtina ka bilans 4-4, ndërsa MH Prishtina është e parafundit në renditje me bilans 2-5.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë