GRUPI F

euroleague.net
Mbrëmja e të parëve për Zalgirisin
22 January, 2016 @22:02
Trajneri i posaardhur i Zalgirisit, ish ylli i Lituanisë Sarunas Jasikevicius, e arriti fitoren e parë në TOP 16 të Euroligës.
Zalgirisi e mposhti një kundërshtarë tejet i fortë, Olympiacosin, me një epërsi 20 pikëshe 75-55, në Zalgirio Arena.
Paulius Jankunas, luajti rolin kryesor në fitoren e skuadrës lituaneze, duke shënuar 18 pikë e 6 kërcime, e te grekët i vetmi që arriti të shënojë pikë dy shifrore ishte Darius Odom-Johnson,11, që nuk ishin të mjaftueshme për asgjë në këtë ndeshje.
Pas katër xhirove të zhvilluara, Zalgiris me 1 fitore e 3 humbje gjendet në fund të tabelës në Grupin F, derisa një pozitë më lartë është Olympiacosi me bilanc prej 2 fitoreve e 2 humbjeve.
Video
Zalgiris - Olympiacos