GRUPI E - DERBI TURK

Foto: Fenerbahçe Official
Rekord i stinorit, Feneri nuk mposhtet
22 January, 2016 @21:35
Fenerbahçe dhe Darussafaka kanë bërë show të vërtetë sonte në Wolksvagen Arena para 5 mijë shikuesve në derbin turk të Grupit E të Euroligës.
Ekipet kanë regjistruar rekordin e pikëve të shënuara në pjesë të parë në Euroligë, duke përfunduar 20 minutëshin e parë të ndeshjes me rezultat 51-62.
Epërsinë Fenerbahçe arriti ta ruajë deri në fund të takimit, edhe pse Darussafaka e drejtuar nga trajneri me origjinë shqiptare Oktay Mahmudi u afrua, nuk arriti te fitorja, duke u mposhtur 100-106.
Rezultati në fjalë, me 206 pikë të shënuara në total është rekord i stinorit në Euroligë për pikë të shënuara në ndeshje, ndërsa Fenerbahçe ka shënuar fitoren e katërt me radhë në TOP 16 dhe kryeson Grupin E.
Në anën tjetër, Darussafaka, ende nuk ka shënuar fitore në këtë grup dhe ka bilanc 0-4 pas kësaj ndeshjeje.