EUROBASKET 2017
BOROZANI
Orari i ndeshjeve të Kosovës për Eurobasket
22 January, 2016 @16:33
Pas përcaktimit të grupit dhe kundërshtarëve në kualifikimet për kampionatin e radhës europian, përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar edhe orarin e ndeshjeve.
Dueli i parë i ekipit tonë do të jetë përballë favoritit kryesor të grupit, Sllovenisë, dhe atë si mysafir.
Më pas do ta presim në shtëpi Ukrainën, për të udhëtuar pas katër ditëve në Bullgari, duke e përmbyllur kështu ciklin e parë të ndeshjeve grupore.
T’i njohim kundërshtarët e grupit…
Ndeshjet e grupit E, ku gjendet edhe Kosova, do të fillojnë nga 31 gushti të këtij viti, ndërsa do të përfundojnë pas pak më shumë se dy javëve, përkatësisht më 17 shtator.
Orari i plotë i ndeshjeve në grupin E
1 | 31 gusht 2016 | Ukraina - Bullgaria | ||
2 | 31 gusht 2016 | Sllovenia - KOSOVA | ||
3 | 03 shtator 2016 | Bullgaria - Sllovenia | ||
4 | 03 shtator 2016 | KOSOVA - Ukraina | ||
5 | 07 shtator 2016 | Sllovenia - Ukraina | ||
6 | 07 shtator 2016 | Bullgaria - KOSOVA | ||
7 | 10 shtator 2016 | KOSOVA - Sllovenia | ||
8 | 10 shtator 2016 | Bullgaria - Ukraina | ||
9 | 14 shtator 2016 | Sllovenia - Bullgaria | ||
10 | 14 shtator 2016 | Ukraina - KOSOVA | ||
11 | 17 shtator 2016 | Ukraina - Sllovenia | ||
12 | 17 shtator 2016 | KOSOVA - Bullgaria |