Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TIRANA - TREPÇA

Me 40 pikë dallim, Trepça fiton Superkupën Mbarëkombëtare

Fotot: FBK & KBTrepça/ fb

Me 40 pikë dallim, Trepça fiton Superkupën Mbarëkombëtare


6 October, 2022 @22:11

Pasi që finalja para finales u luajt mbrëmë ndaj kampionit të Kosovës Ylli, Trepça sonte ka marshuar drejt trofeut të Superkupës Mbarëkombëtare të Ligës Unike duke e fituar Tiranën bindshëm në finale me 40 pikë dallim, 52-92 [15-38, 18-21, 8-23, 11-10].

Dominimi total i ekipit të drejtuar nga Ljubomir Minchev u pa që nga minutat e para të ndeshjes dhe kështu, dilema nuk kishte se kush po e fiton trofeun që pas 10-minutave të para të lojës.

Tirana vs. Trepca, match action

Erjon Kastrati tregoi cilësitë e tij menjëherë, ndërsa në rreth 17 minuta sa ishte në parket shënoi 16 pikë, 3 topa të rrëmbyer, 1 asistim dhe 2 kërcime, duke shutuar 3/4 për tri pikë.

Me double-double te Trepça luajti Clevon Brown Jr që shënoi 10 pikë e 11 kërcime në rreth 21 minuta sa ishte në lojë.

KB Trepca fiton Superkupen Mbarekombetare

Përndryshe Minchev shfrytëzoi rastin dhe u dha minutazhë të gjithë lojtarëve në dispozicion, derisa minimumi i një lojtari në parket ishin 6.20 minuta ku Rinol Gashi arriti të regjistrojë një kërcim në këtë duel për përvojë.

Me nga 12 pikë ndeshjen e kryen Drilon Hajrizi e Adam Grant, ku i pari bëri edhe 6 kërcime e 2 asistime në këtë fitore dhe trofe të parë në nismë të stinorit të ri.

Tirana vs. Trepca, match action

Ndalja e Endrit Hysenagollit në 2 pikë, ka qenë ndoshta arsyeja kryesore e fitores së thellë të mitrovicasve, derisa i përmenduri shënoi vetëm 2 pikë karshi 12 kërcimeve që i bëri në ndeshje.

Më efikasi te Tirana ishte Seta Brown-Carter me 15 pikë të shënuara e 2 asistime, kurse Red Vogli dha 12 pikë e bëri 7 kërcime.

KB Trepca, Supercup Liga Unike - Winner - October 2022

Me këtë fitore, Trepça fiton Superkupën Mbarëkombëtare, duke shtuar edhe një trofe në epokën e Minchevit në klub, ndërsa është interesant fakti se ekipi nuk ka marrë pjesë fare në stinor të rregullt përgjatë edicioneve të kaluara të garës dhe mori pjesë në Superkupë!


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike