Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

90% SIGUROJNË PLAYOFFIN!

Me fitore, NewBasket para vulosjes së PlayOffit

Foto: FBK

Me fitore, NewBasket para vulosjes së PlayOffit


2 March, 2023 @21:46

Me shumë gjasa, NewBasket pritet të jetë ekipi i fundit që do të sigurojë PlayOffin e Ligës së Parë, ashtu që të shpresojë për Superligë në stinorin tjetër.

Ekipi prizrenas ka arritur të shënojë fitore falë lojës më të mirë të treguar në çerek të fundit ndaj Boreas në Pejë, ashtu që të sigurojë triumfin, që me një fitore tjetër, edhe matematikisht siguron PlayOffin (ose nëse humb Drita në këtë xhiro).

Ndeshja përfundoi me Borea 81-87 NewBasket, ndërsa epërsia e madhe e pejanëve nga çereku i parë 25-16 u shkri dalëngadalë nga mysafirët, në pjesë të dytë me 18-25 dhe 14-21 për të siguruar fitoren me 6 pikë dallim.

TABELA AKTUALE

Idoll Pallushi dha 26 pikë e bëri 7 kërcime në fitore, ndërsa 19 pikë, 7 asistime e 6 kërcime i bëri Hajriz Hazeri te ekipi i Arben Elshanit. Te vendasit që po drejtohen nga Hekuran Husaj, Andi Ahmeti me 19 pikë ka qenë koshashënuesi më i mirë sonte.

Fitorja, bën që NewBasket në pozitë të katërt të ketë bilanc 18-10, ndërsa Borea e gjashta ka bilanc 14-15. Deri në fund të stinorit NewBasket ka edhe 2 ndeshje për të zhvilluar dhe një fitore e ekipit ose një humbje e Dritës në tri ndeshjet e mbetura, sigurojnë PlayOffin për prizrenasit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë