Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I FUNDIT I GRUPIT C

Me fitore Prishtina po kërkon vendin e dytë

Me fitore Prishtina po kërkon vendin e dytë


7 April, 2022 @12:40

Skuadra e Prishtinës në Sofje të Bullgarisë me fillim prej orës 16:30 do të kërkojë fitore ndaj Levskit, ashtu që të përfundojë në pozitën e dytë në Grupin C të BIBL.

Aktualisht, të dyja skuadrat kanë bilanc të njëjtë, me nga dy fitore e tre humbje, ndërsa fitorja, do ta bënte Prishtinën që të përfundojë në pozitë të dytë të renditjes.

Aktualisht Prishtina ka të siguruar çerekfinalen e garës, ku kundërshtarin e kupton sonte varësisht në cilën pozitë e përfundon grupin.

Nëse Prishtina përfundon e dyta në Grupin C do të luajë me Balkan Botevrgrrdin në cerekfinale të PlayOffit. Kurse nëse përfundon e treta në Grupin C, do të luajë në çerekfinale të PlayOffit me Maccabi Haifan.

Këto ndeshje do të luajnë në sistemin vajtje-ardhje dhe ekipi me rezultat më të mirë pas dy ndeshjeve do të sigurojë Final Fourin e garës.

Këtë stinor 2021/22, Prishtina është ekipi i vetëm që po merr pjesë në BIBL. Dy skuadrat që kanë siguruar Final Fourin deri tash janë fituesit e grupeve C dhe D, Hapoel Elion fitues i Grupit C dhe Ironi Nahariya fitues i Grupit D.

Pjesëmarrjen e kishte paralajmëruar edhe Peja fillimisht, por disa ditë para nisjes së garave BIBL e kishte çregjistruar pasi që verdhezinjtë nuk kishin përmbushur obligimet financiare ndaj ligës sipas afateve.



TABELA AKTUALE, BIBL, GRUPI C:

1 Hapoel Elion 4-2 Kualifikim direkt në F4
2 Levski 3-2 Çerekfinale PlayOffi
3 Prishtina 3-2 Çerekfinale PlayOffi
4 Akademik 1-5 I eliminuar

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League