Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMZA - YLLI

Me fitore, Ylli vulos vendin e parë dhe Final Fourin e Ligës Unike

Me fitore, Ylli vulos vendin e parë dhe Final Fourin e Ligës Unike


9 March, 2022 @19:09

Me një lojë të organizuar, pa shumë telashe që nga fillimi i saj, Ylli ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen hapëse të xhiros XII të Ligës Unike.

Basketbollistët e ekipit suharekas kanë dominuar ndaj Kamzës sot, ndërsa kanë fituar ndeshjen bindshëm 56-89 [13-31, 19-28, 16-19, 8-11].

Me këtë fitore Ylli ka vulosur vendin e parë në stinorin e rregullt të Ligës Unike dhe sigurimin e drejtpërdrejtë të Final Fourit të Ligës Unike për këtë stinor, derisa janë edhe kampionë të edicionit të parë të garës, ku po kërkojnë mbrojtjen e titullit.

Sa i përket lojtarëve, Erjon Kastrati ka qenë standard i pandalshëm për vendasit sot, derisa ka shënuar 20 pikë, 7 asistime e 6 kërcime në fitore. Shto këtu edhe gjatë topa të rrëmbyer që e bëjnë kandidat për MVP të xhiros.

Pos tij, me 19 pikë është dalluar kroati Henrik Sirko, që ka bërë edhe 7 asistime, derisa 14 pikë ka dhënë Chris Harris, bashkë me 8 kërcime.

Te Kamza, që ka humbur gjasat për PlayOff, më efikasi ka qenë amerikani Eric Williams me 18 pikë, ndërsa 14 të tjera ka shtuar Edson Gjoka.

Pas kësaj fitoreje Ylli bëhet me bilanc 11-1 dy xhiro para fundit të stinorit të rregullt, ndërsa Kamza me 2-10, do të luaj sa për prestigj dy ndeshjet e fundit të stinorit të rregullt.

 



LIGA UNIKE, MESHKUJT - TABELA AKTUALE:

1 Ylli 11-1
2 Peja 8-3
3 Prizreni 7-4
4 Teuta 6-5
5 Tirana 5-6
6 Rahoveci 4-7
7 Kamza 2-10
8 Vllaznia 2-9

 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike