Të gjitha lajmet

SAMIR ZEKIQI

Me trajnerin më të mirë, luftojmë për trofe

TOPSPORTI/ A. P.

Me trajnerin më të mirë, luftojmë për trofe

11 February, 2020 @23:34

Ndër basketbollistët më të dalluar të Yllit, Samir Zekiqi, në deklaratën e tij para ndeshjeve të Final 8 të Kupës ka thënë se ekipi nga Suhareka synon jo vetëm Kupën e Kosovës, por të dyja trofetë!

Ai ka bërë të ditur se Ylli ka trajnerin më të mirë në ligë, malazezin Dragan Radovic, që kishte korrur sukses historik me Bashkimin, duke i bërë këta të fundit kampion për herë të parë në histori të klubit.

SKEMA e KUPËS

E tash, sipas mitrovicasit Zekiqi, edhe Ylli synon së paku të njëjtën.

“Ne jemi përgatitur maksimalisht për garat e Kupës. Synimet tona janë gjithmonë që të fitojmë, sepse e kemi cilësinë. Gjithashtu atmosfera në skuadër dhe në qytetin e Therandës është e mrekullueshme. Kemi trajnerin më të mirë në ligë dhe do të luftojmë deri në fund, që të fitojmë dy trofetë e basketbollit kosovar,” ka thënë Zekiqi për faqen zyrtare të FBK-së.

ORARI I NDESHJEVE

Por, Yllin në ndeshjen e parë të tyre që luhet nesër pasdite në Mizahir Isma Rahovecit e pret kampionia dhe mbrojtësja e Kupës, Prishtina.

Do të jetë vështirë, por jo edhe e pamundur për ekipin e Yllit që të arrihet kualifikimi. E ndeshja Prishtina - Ylli luhet prej orës 19:00 në Mizahir Isma.

KUPA E KOSOVËS

TOP 5-shja e Kupës së Kosovës (Superliga 2019/20)

19 February, 2020 @15:53

Kupa e Kosovës, përfundoi me fitoren e Pejës, ku e mposhti Yllin në finale me rezultat 64-79. TopSporti.com ka…

PAS FINALES

Tifozi që kërceu nga tribunat për të arritur Kupën, në gjendje të mirë

16 February, 2020 @17:02

Një tifoz pejan mbrëmë, kishte kërcyer nga tribunat e Mizahir Ismës për të arritur deri te Kupa e për ta…

KUPA E KOSOVËS / FINALJA

Pas 5 vitesh, Kupa kthehet në Pejë

15 February, 2020 @22:20

Pas 5 vitesh pritjeje, durimit i erdhi fundi. Peja ka arritur të fitojë Kupën e Kosovës për herë të parë…

KUPA E KOSOVËS / FINALJA

Ç3: Ngushtohet epërsia në 6 pikë

15 February, 2020 @21:45

Ka përfunduar edhe çereku i tretë në ndeshjen Ylli - Peja. Pas 30 minutave lojë, rezultati është 57-51, në të…

KUPA E KOSOVËS / FINALJA

Përfundon pjesa e parë në finalen Ylli - Peja

15 February, 2020 @21:18

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës në mes të Yllit dhe Pejës. Rezultati pas…

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga