Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KB VLLAZNIA

Vllaznia largon basketbollistin Perine, premton përforcime

Foto: KB Vllaznia

Vllaznia largon basketbollistin Perine, premton përforcime


11 February, 2020 @19:45

Bryquis Perine nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë nga Shkodra.

Klubi shkodran sot ka njoftuar që basketbollisti në fjalë është transferuar te klubi francez Caen Calvados, klub që garon në kategorinë e tretë të kampionatit francez të basketbollit.

Për shkak të një operimi, Perine nuk kishte mundësi t’i ndihmonte Vllaznisë aq sa pritej dhe largimi ishte i pashmangshëm, ndërkohë që në njoftimin e klubit gjithashtu thuhet që po punohet për afrimin e përforcimeve të reja në skuadër.

Kujtojmë që klubi shkodran këtë sezon përveç garave vendore, ishte pjesë edhe e Ligës Ballkanike.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League