Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKSKLUZIVE

Mësohet ekipi i ri i Fisnik Rugovës

Mësohet ekipi i ri i Fisnik Rugovës


21 July, 2022 @14:07

Njëri ndër basketbollistët e reprezentacionit të Kosovës, Fisnik Rugova, që mbrëmë zyrtarizoi ndarjen me tashmë ish-ekipin e tij, KB Rahoveci, pritet të bëhet pjesë e skuadrës së KB Bashkimit për edicionin 2022/23.

Siç ka mësuar TopSporti.com nga burimet jozyrtare pranë ekipit, Rugova veçse ka arritur marrëveshje me ekipin portokallezi, që ende nuk ka bërë asnjë zyrtarizim për edicionin e ri të garave, pos përzgjedhjes së kryetarit të ri.

Për finalizim të marrëveshjes kanë mbetur edhe pak detaje!

Kujtojmë, përgjatë karrierës së tij në basketbollin kosovar, Fisniku pos Prishtinës ka qenë një kohë edhe lojtar i Pejës dhe i Rahovecit. Ndërsa, kjo do të jetë e para herë që do të mbrojë ngjyrat e Bashkimit.

Por, ky nuk është Rugova i parë që vjen te Bashkimi, pasi që vite më parë, pjesë e prizrenasve ka qenë vëllau i tij i madh, që tashmë ka lënë basketbollin, Granit Rugova.

Në ditët në vijim, pritet të shihet e ardhmja e ish-lojtarit të dikurshëm të Prishtinës, kurse sa i përket statistikave të tij gjatë sezonit të kaluar te KB Rahoveci, mund t’i gjeni këtu.


 
Të gjitha lajmet nga