Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NUK ËSHTË MË PJESË E VRESHTARËVE

Ndarja e radhës - Fisnik Rugova

Ndarja e radhës - Fisnik Rugova


21 July, 2022 @11:06

Lojtarët tashmë po paralajmërojnë ndarjet nga ekipi, para se të zyrtarizohen në ekipe tjera dhe e radhës është kjo e alo-qendrës/qendrës me përvojë si dhe reprezentuesit Fisnik Rugova.

Ai mbrëmë ka zyrtarizuar ndarjen me KB Rahovecin ku kaloi stinorin e fundit, ndërsa shpejt pritet të bëhet e ditur skuadra e tij e re.

Fisnik Rugova & Alban Veseli

“Të dashur tifozë të Rahovecit, nga sot nuk do të jem pjesë e KB Rahoveci. Falenderoj kryesinë, bashkëlojtarët dhe tifozët e zjarrtë vreshtarët. Suksese klubit në vazhdim,” ka shkruar Rugova në postimin e tij.

Në stinorin e fundit të Superligës, te KB Rahoveci, Rugova ka pasur mesatare prej 12.8 pikëve për ndeshje, 7.7 kërcimeve dhe 3 asistimeve, në 20 ndeshje sa ka luajtur përgjatë stinorit, me mesatarisht 32.4 minuta për ndeshje.

Ndërkaq në Ligën Unike, Rugova 32-vjeçar e 208-centimetra i gjatë ka luajtur mesatarisht 30.8 minuta për ndeshje duke shënuar 15.7 pikë për ndeshje, 5.5 kërcime dhe 2.7 asistime.

Përfoljet aktuale janë se Fisniku mund të bëhet pjesë e KB Bashkimi për stinorin në vijim, por mbetet të shihet e vërteta derisa të shpallet njoftimi - cili ekip do ta njoftojë atë si lojtar të ri?

 


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike