EKSKLUZIVE
Mësohet lista e gjërë e përfaqësueses së Kosovës
17 November, 2020 @16:01
Megjithëse ende nuk është bërë publike zyrtarisht nga Federata e Basketbollit të Kosovës, TopSporti.com ka mësuar listën e gjërë të lojtarëve të ftuar në përfaqësuesen e Kosovës, të cilët do të jenë në dispozicion të përzgjedhësit Christos Marmarinos.
Trajneri grek ka ftuar 16 lojtarë, prej tyre 13 nga Superliga e Kosovës dhe 3 të tjerë nga ligat e huaja.
Të përzgjedhurit do të grumbullohen qysh nesër për t’i nisur përgatitjet e dy ndeshjeve të këtij muaji që do të zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2023.
Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 26 nëntor kundër Sllovakisë, ndërsa tri ditë më pas, më 29 nëntor do të ndeshet me Islandën.
Më parë, skuadra e Sigal Prishtinës e kishte konfirmuar me anë të një njoftimi të ftuarit nga radhët e saj.
Lista e gjërë e përfaqësueses së Kosovës:
Alban Veseli - Rahoveci
Altin Morina - Sigal Prishtina
Arian Qallaku - Sigal Prishtina
Dardan Berisha - Peja
Drilon Hajrizi - Peja
Edmond Azemi - Sigal Prishtina
Erjon Kastrati - Koper Primorska (Slloveni)
Fisnik Rugova - Sigal Prishtina
Gezim Morina - Helios Suns (Slloveni)
Leonard Mekaj - Golden Eagle Ylli
Meriton Ismaili - Sigal Prishtina
Mikaile Tmusic - KK Podgorica Bemax (Mali i Zi)
Musab Mala - Bashkimi
Samir Zekiqi - Golden Eagle Ylli
Urim Zenelaj - Ponte Prizreni
Valon Bunjaku - Golden Eagle Ylli