Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARAGAÇ

Peja konfirmon, 5 basketbollistë pozitiv në COVID-19

Peja konfirmon, 5 basketbollistë pozitiv në COVID-19


16 November, 2020 @17:44

Skuadra e vetme e pamposhtur në Superligë, KB Peja, ka bërë të ditur para pak çastesh se pesë basketbollistë të ekipit dhe disa anëtarë të stafit teknik kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Verdhezinjtë që nisin stinorin shumë mirë, duke arritur bilans 3-0 pas 3 ndeshjeve të para, tashmë duhet të futen në izolim duke respektuar masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së, deri në shërimin e të gjithë të infektuarve.

Përndryshe, edhe te KB Prishtina është thënë që të ketë dyshime për rezultate pozitive me COVID-19, por klubi s’ka konfirmuar asgjë, derisa FBK ka shtyer ndeshjet e bardhekaltërve.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga