Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (III)

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (III)


17 November, 2020 @11:02

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 3 në Ligën e Parë në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Qëndrim Demi (Drita), Hajriz Hazeri (New Basket), Edin Peci (Marigona Hill Prishtina), Albion Ymeri (Vushtrria) dhe Dardan Sejdiu (AS Prishtina).

Drita duke e mposhtur Lipjanin me rezultat 70-100, e regjistroi fitoren e dytë rresht.

Më i miri në këtë ndeshje për Dritën ishte kapiteni Qëndrim Demi. Ai luajti me 23 pikë, 8 kërcime, 5 asistime e 2 topa të rrëmbyer.

Skuadra prizrenase New Basket, e regjistroi fitoren e parë të stinorit, duke e mposhtur Prishtinën e Re me rezultat 76-64.

Hajriz Hazeri u dallua më së shumti me 20 pikë, 8 asistime, 7 topa të rrëmbyer e 6 kërcime.

Marigona Hill Prishtina vazhdon rrugën e saj pa humbje, duke e mposhtur Megasportsin me rezultat 52-70.

Me 20 pikë, 4 kërcime, 2 asistimet e 1 top të rrëmbyer te Marigona Hill Prishtina, më i veçuari ishte Edin Peci.

Vushtrria ka triumfuar kundër Feronikelit me rezultat 86-79.

Albion Imeri shkëlqeu me 20 pikë, 12 kërcime, 6 asistime, 3 topa të rrëmbyer dhe me 1 bllokadë dhe arriti të hyjë për të dytën herë brenda 3 xhirove në TOP 5-shen e javës.

Sikurse MH Prishtina, edhe AS Prishtina është skuadër pa humbje në Ligën e Parë pas 3 xhirove. AS Prishtina e mposhti Istogun me rezultat 75-69.

Dardan Sejdiu me double-double prej 16 pikëve e 16 asistimeve ishte njëri ndër më të mirët te AS Prishtina, për ta kompletuar TOP 5-shen e xhiros 3 në Ligën e Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë