Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIPJANI - DRITA

Drita bindshëm ndaj Lipjanit

FOTO / KB Drita

Drita bindshëm ndaj Lipjanit


15 November, 2020 @17:25

Skuadra e Dritës ka regjistruar fitoren e dytë rresht në Ligën e Parë, duke e mposhtur Lipjanin bindshëm me rezultat 70-100.

Pas humbjes në xhiron e parë ndaj AS Prishtinës, Drita në dy ndeshjet e fundit është më e koncentruar për fitore.

Gjashtë lojtarë te skuadra gjilanase luajtën me pikë dyshifrore. Prej tyre u dalluan Qëndrim Demi me 23 pikë, 8 asistime e 5 kërcime, Driton Sylejmani me 15 pikë, 8 kërcime e 6 asistime dhe Bardh Jakupi me 14 pikë, 9 kërcime e 4 asistime.

Te Lipjani është rikthyer në formacion kapiteni Fazli Vitia. Ai luajti me 21 pikë e 8 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Arianit Krasniqi me 20 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Drita me 2 fitore e 1 humbje është ngritur në pozitën e tretë në Ligën e Parë, kurse Lipjani është ende pa fitore.

Në xhiron e katërt, Drita pret Megasposrtin, derisa Lipjani takohet me Prishtinën e Re.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë