MEGASPORTS - MH PRISHTINA
MH Prishtina vazhdon pa humbje, fiton edhe në Prizren
14 November, 2020 @14:05
Marigona Hill Prishtina ka vazhduar serinë e fitoreve në Ligën e Parë edhe në xhiron e tretë.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Dritëro Sefaja, e mposhti Megasportsin në Prizren me rezultat 52-70 dhe e regjistroi fitoren e tretë rresht.
Edin Peci dhe Shpat Mustafa ishin të vetmit me pikë dyshifrore te MH Prishtina. Peci luajti me 20 pikë, 4 kërcime e 2 asistime, kurse Mustafa me 15 pikë, 5 asistime e 4 topa të rrëmbyer.
Te Megasportsi Gazmend Hazeri dhe Fisnik Pula luajtën me nga 10 pikë secili.
Marigona Hill Prishtina me 3 fitore e 0 humbje aktualisht gjendet në krye të tabelës, kurse Megasports me 1 fitore e 2 humbje aktualisht është pozicionuar në pozitën e tretë.
Në xhiron e katërt MH Prishtina takohet me Feronikelin, derisa Megasports me Dritën.
BERISHA & BOJKU

Foto: KB Peja
15 January, 2021 @18:27
Skuadra e Ligës së Parë, Feronikeli, në pjesën e dytë të kampionatit do të mund të llogaris në shërbimet e…
TRANSFER

TRANSFERIMET
15 January, 2021 @17:51
Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll, ku kishte shumë transferime të bujshme. Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha transferimet…
ISTOG

15 January, 2021 @15:54
Përvoja e basketbollistit të njohur për shumë skuadra në Superligë dhe Ligë të Parë të Kosovës, Fisnik Juniku, tash e…
ISTOG

Terrick Phillips gjatë stinorit të kaluar, derisa luante për Vëllaznimin/ TOPSPORTI/ Arian Paçarizi
14 January, 2021 @15:05
KB Istogu që po përgatitet vrullshëm për pjesën pranverore të stinorit në Ligë të Parë të basketbollit, para pak çastesh…