Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AS PRISHTINA - ISTOGU

AS Prishtina vazhdon e pamposhtur

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

AS Prishtina vazhdon e pamposhtur


14 November, 2020 @17:34

Skuadra e AS Prishtës e mposhti Istogun me rezultat 75-69 dhe e regjistroi fitoren e tretë rresht në Ligën e Parë.

AS Prishtina edhe pse gjatë ndeshjes e kishte një epërsi prej 10 pikëve, çereku i fundit kaloi ngushtë.

Istogu e kishte fituar epërsinë në 10 minutëshin e fundit, por AS Prishtina me mbrojtje të fortë dhe me sulme të sakta, në 5 minutat e fundit të ndeshjes e riktheu epërsinë për ta regjistruar fitoren e radhës.

Dardan Sejdiu me double-double prej 16 pikëve e 16 kërcimeve ishte më i dalluari, kurse lojë të mirë kanë treguar edhe Don Polloshka me 16 pikë, 4 asistime e 2 kërcime dhe Alban Latifaj me 12 pikë e 10 kërcime.

Te Istogu si zakonisht më i miri ishte Diamant Shabani. Ai luajti me 28 pikë, 13 kërcime, 4 asistime, 2 topa të rrëmbyer e 1 bllokadë.

TABELA AKTUALE

AS Prishtina së bashku me Marigona Hill Prishtinën e ndajnë pozitën e parë me nga 3 fitore e 0 humbje, kurse Istogu e regjistroi humbjen e parë të sezonit pas 2 ndeshjeve të zhvilluara.

Në xhiron tjetër AS Prishtina takohet me Vushtrrinë, derisa Istogu me New Basketin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë