Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA - FERONIKELI

Vushtrria i kthehet fitores, humbja e parë për Niklin

Vushtrria i kthehet fitores, humbja e parë për Niklin


15 November, 2020 @17:00

Pas humbjes ndaj Istogut, Vushtrria e mposhti në xhiron e tretë Feronikelin me rezultat 86-79.

Skuadra e Vushtrrisë ka triumfuar ndaj kundërshtarit në mënyrë ekipore. Pesë lojtarë luajtën me pikë dyshifrore, derisa prej tyre u dalluan Albion Imeri dhe Engjëll Ramaj.

Imeri shkëlqeu me 20 pikë, 12 kërcime e 6 asistime, kurse Ramaj me 22 pikë, 5 kërcime e 2 topa të rrëmbyer.

Te Feronikeli u veçuan Engjull Sollova me 28 pikë e 3 kërcime, Endrit Ibrahimi me 19 pikë e 7 kërcime dhe Valdet Shala me double-double prej 15 pikëve e 12 kërcimeve.

TABELA AKTUALE

Vushtrria e regjistroi fitoren e dytë në tri ndeshje të zhvilluara, kurse për Niklin ishte humbja e parë në dy ndeshjet e zhvilluara.

Në xhiron e katërt, Vushtrria takohet me AS Prishtinën, derisa Feronikelin me Marigona Hill Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë