Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI I TAKON MH PRISHTINËS

MH Prishtina fiton derbin lokal, afër shpëtimit të stinorit

Foto: FBK

MH Prishtina fiton derbin lokal, afër shpëtimit të stinorit


3 February, 2023 @13:57

Skuadra e MH Prishtinës ka shënuar fitore në duelin e zhvilluar sot në mesditë ndaj Prishtinës së Re, ku me triumfin 77-88 ka regjistruar fitoren e shtatë sezonale dhe është në pozitën e nëntë të renditjes aktualisht, që mundëson ndeshje PlayOuti për shpëtim.

Me pak “forcë”, të drejtuarit e Dritëro Sefajës do të mund të shpëtojnë edhe pa ndeshje PlayOuti në Ligë të Parë, nëse arrijnë fitore tjera ndaj rivalëve në xhirot e mbetura të ligës, pasi që duket se kanë ekip.

Anes Gashi ka qenë më efikasi te MH Prishtina sot, duke shënuar 27 pikë në fitoren e ekipit të tij, ndërsa me nga 14 pikë kontribuuan Donat Rexhepi dhe Diart Gashi.

Te Prishtina e Re e drejtuar nga Albert Sylejmani koshashënues më të mirë të ekipit kanë qenë Altin Greva me 21 dhe Andi Koçinaj me 19 pikë.

Pas kësaj fitoreje MH Prishtina e nënta në renditje për momentin ka bilanc 7-18, ndërsa Prishtina e Re është në bilanc 8-16.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë