Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE JETIKE - PËR MBIJETESË TË SIGURT

MH Prishtina shpëton stinorin në fund, me fitore ndaj Dritës!

MH Prishtina shpëton stinorin në fund, me fitore ndaj Dritës!


9 March, 2023 @22:20

MH Prishtina e drejtuar nga Dritëro Sefaja ka shpëtuar stinorin në Ligë të Parë pa pasur nevojë të luftojë përmes PlayOutit, pasi që sonte në ndeshjen e parafundit të stinorit të rregullt ka mposhtur Dritën për të dalë nga pozita e nëntë dhe për të kaluar në pozitën e tetë të renditjes tabelare.

Ekipi prishtinas edhe pse ishte disi barabartë me vendasit fillimisht, ka arritur të bëj dallimin e vogël në lojë në çerekun e dytë të ndeshjes për ta fituar atë në fund dhe për të shpëtuar stinorin me rezultatin përfundimtar: Drita - MH Prishtina 88-93 [21-21, 21-25, 22-19, 24-28].

Në këtë ndeshje të vështirë për kryeqytetasit Donat Rexhepi ka shkëlqyer me 29 pikë të shënuara, derisa ka regjistruar edhe 2 asistime e 9 kërcime. Me nga 21 pikë ndeshjen e përfunduan edhe Anes Gashi e Eris Zeneli, ku ky i fundit bëri edhe double-double pasi regjistroi edhe 10 kërcime në llogari të tij.

TABELA AKTUALE

Drita në anën tjetër përkundër mundit nuk arriti të fitojë këtë ndeshje, edhe pse tashmë ka shpresa minimale për PlayOff. 23 pikët e Laurant Ibrahimit dhe double-double i Nart Llapashticës me 16 pikë e 12 kërcime nuk mjaftuan për gjilanasit e drejtuar sonte nga Arben Bislimi.

Pas kësaj ndeshjeje, Drita është e katërta momentalisht me bilans 17-12 ndërsa në xhiron e fundit të stinorit të rregullt është mysafire e Dukagjinit të rënë nga kategoria. Në anën tjetër MH Prishtina (10-19) ka shpëtuar stinorin në Ligë të Parë, pasi që ka të garantuar pozitën e tetë edhe nëse e humb duelin e fundit të stinorit të rregullt në xhiron e fundit ku e pret njërin nga kandidatët e këtij stinori për Superligë, Vushtrrinë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë