NUMRI I SHIKUESVE
Minatori plot, tjerat zbehtë
1 February, 2018 @10:48
Për të satën herë që Trepça luan si vendase në Minatori, ajo mbetet palestra me më së shumti shikues në atë xhiro.
Së paku kështu ka nisur pjesa e dytë e stinorit te ekipi mitrovicas, që me këndelljen e ekipit, ka parë edhe numër të madh të publikut në palestrën Minatori.
Kësaj radhe, vëzhguesi i ndeshjes ka raportuar 2 mijë shikues në Minatori, në përballjen ndaj Yllit, ndërsa palestrat tjera mbeten larg këtij numri edhe këtë xhiro.
Vreshtarët kanë qenë në numër solid, 500, të raportuar në përballje ndaj Bashkimit, duke ditur se nuk kanë palestër të tyre, por luajnë zakonisht në Shani Nushi të Gjakovës.
Derbi pejan, Borea - Peja, u përcoll nga 200 shikues, ndërsa derbi prishtinas, Sigal - Kerasan, nga 100.