Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBNOR MORINA

Morina: Asgjë nuk na shkoi

Morina: Asgjë nuk na shkoi


11 March, 2021 @16:15

Skuadra e Arbërisë ka pësuar humbje të thellë sot përballë Ballkanit, duke u mposhtur me rezultat 2-6.

RAPORTI I NDESHJES

Në mungesë të stadiumit të skuadrës nga Dobraja, ndeshja u luajt në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Për trajnerin e Arbërisë, Arbnor Morina, ky fakt nuk kishte të bëjë me humbjen, derisa pranoi se gjatë ndeshjes nuk i shkoi asgjë skuadrës së tij.

“Unë kisha me thënë që nuk e di se çka nuk ka qenë gabim sot. E kemi bërë rreshtimin me lojtarë që kemi pasur, por po shihet se mungesat që po kemi janë shumë të mëdha. Kjo është dekurajuese çka po ndodhë. Ne po planifikojmë diçka tjetër, kurse po luajmë diçka tjetër. Mungesa e stadiumit nuk ka të bëjë. Çdo gjë ka qenë gabim. Asgjë nuk ka shkuar, prej meje e deri te djemtë brenda. Nuk është justifikim që se kemi fushën tonë. Jemi në Superligë dhe duhet me luftu deri në momentin e fundit,” tha Morina pas ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga