PAS NDESHJES
Morina: Fitorja ishte e ëmbël
5 February, 2018 @1:35
Bashkimi dje e mposhti Yllin me rezultat 88-82 në Suharekë.
Pas ndeshjes, ish lojtari i Yllit, tashmë i rikthyeri në Prizren, Altin Morina, ka thënë për KTV-në se fitorja ka qenë e ëmbël pas një atmosfere të zjarrtë në palestrën “13 qershori”.
“Atmosfera e zjarrtë, gjithashtu është një fitore shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh se Ylli luan gjithmonë në sallën e mbushur me fansat që janë ndër tifozët më të zjarrtë. Është kënaqësi të luhet në një atmosferë të tillë, ndërsa fitorja ishte e ëmbël për ne”.
Altin Morina në këtë ndeshje luajti 37 minuta për Bashkimin, shënoi 12 pikë, 5 kërcime, 4 asistime dhe një top të rrëmbyer.