Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS / LIGA E PARË

Mposhtë AS Prishtinën, Vëllaznimi fitues i Kupës në Ligën e Parë

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Mposhtë AS Prishtinën, Vëllaznimi fitues i Kupës në Ligën e Parë


13 February, 2020 @16:21

Vëllaznimi është fitues i Kupës së Ligës së Parë për sezonin 2019/2020.

Skuadra gjakovare në finale sot arriti ta mposhtë AS Prishtinën, për ta fituar kështu këtë trofe, të cilit iu afrua edhe vitin e kaluar, por u mposht në fund të finales nga skuadra e Feroniklit.

Ndeshja e luajtur sot ishte kryesisht e ngushtë, me gjakovarët që mbanin një epërsi të lehtë vazhdimisht. E këtë epërsi ata e mbajtën mirë deri në fund, për ta fituar ndeshjen me rezultat 66-72.

Më i miri te skuadra e drejtuar nga Shkumbim Kumnova sot ishte prizrenasi Arion Balluku me 21 pikë, 7 kërcime e 7 asistime, kurse te AS Prishtina u dalluan Dion Haxhosaj (13 pikë, 18 kërcime) dhe Ermir Gashi (13 pikë, 10 kërcime, 1 asistim).

Pas triumfit në Kupë, skuadra gjakovare garat i vazhdon në ligë, ku momentalisht ndodhet në krye pa asnjë humbje të pësuar.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë