Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS / PEJA - PRIZRENI

Mposhtë Prizrenin, Peja në gjysmëfinale

Mposhtë Prizrenin, Peja në gjysmëfinale


11 February, 2020 @18:16

Në ndeshjen e luajtur sonte në Rahovec, skuadra e Pejës e mposhti Prizrenin me rezultat 97-86 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Peja në çdo çerek e ngriti epërsinë gradualisht, me përjashtim të çerekut të katërt, për ta mbajtur kështu ndeshjen gjatë gjithë kohës në kontroll dhe për ta mposhtur kundërshtarin pa telashe.

Henrik Sirko (28 pikë, 18 kërcime e 3 asistime) dhe Nigel Johnson (26 pikë, 2 kërcime, 6 asistime) ishin më të mirët te Peja sonte, kurse te Prizreni katër lojtarë patën pikë dyshifrore, prej tyre më së shumti Wolford, 19.

SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS

Peja në gjysmëfinale do të takohet me fituesin nga dueli Rahoveci - Trepça që do të luhet sonte në ora 19:00, ndërsa gjysmëfinalja luhet më 13 shkurt.


 
Të gjitha lajmet nga