Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFERI I PARË I PRISHTINËS

Muhamedali Janjeva rikthehet te Prishtina

Muhamedali Janjeva rikthehet te Prishtina


6 June, 2023 @19:04

Basketbollisti që në stinorin e kaluar mbrojti ngjyrat e Ponte Prizrenit dhe për një kohë të shkurtë u paraqit te Kamza Basket, Muhamedali Janjeva, i është rikthyer ekipit ku u rrit, Prishtina.

Prishtina ka zyrtarizuar rikthimin e lojtarit sot, ndërsa ka bërë të ditur se llogarit në të ardhmen për basketbollistin 203-centimetra të gjatë.

Janjeva në stinorin e fundit ka pasur mestare prej 7.5 pikësh për ndeshje dhe 5.9 kërcimesh për ndeshje. Ai është edhe pjesë e reprezentacionit të Kosovës. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga