Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAY OFF SEMI'S

Mundësia e Bashkimit

Mundësia e Bashkimit


28 April, 2016 @8:30

Përballja e dytë e gjysmëfinales së Play-Offit ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës luhet në “Sezai Surroi” sonte. Ekipi i Bashkimit do të kërkojë fitoren, së paku për të mbrojtur krenarinë, derisa Sigal Prishtina kërkon që të përfundojë serinë gjysmëfinale në Prizren.

Sigal Prishtina mposhti përballjen e parë të skuadrave dhe ka epërsinë 1-0 në serinë gjysmëfinale të Play-Offit, ndërsa finalen e arrin ekipi që shënon 3 fitore së pari.

Trajneri i Bashkimit, Petar Mijovic, pas ndeshjes së parë kishte thënë se ekipi i tij do të kërkojë së paku një fitore ndaj Prishtinës, që do ta llogarit sukses, pasi që dihet forca e kundërshtarit.

E kjo mundësi do të jetë realitet për Bashkimin, vetëm nëse zhvillojnë luftë të madhe, sikur në ndeshjen e parë.

Gjatë këtij stinori, Bashkimi ka arritur vetëm një herë të triumfojë ndaj Prishtinës dhe atë si mysafir. Në përballjet tjera, te të gjithat ka fituar Prishtina. Në total janë zhvilluar 6 ndeshje mes tyre.

Ndërkaq, trajneri i Prishtinës, Antonis Constantinides, kishte thënë se ekipi i tij udhëton që të përfundojë serinë gjysmëfinale në Prizren dhe të arrijë finalen sa më shpejt.

Sistemi i gjysmëfinales së Play-Offit këtë stinor është 1-2-2. Pra, dy ndeshjet e radhës, duke llogaritur edhe këtë të sotme, luhen në Prizren.

Takimi fillon në ora 19.


 
Të gjitha lajmet nga