Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WARRIORS

Mungon Curry, s’mungon suksesi

Mungon Curry, s’mungon suksesi


28 April, 2016 @9:38

Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, nuk e vërejti aspak mungesën e superyllit Stephen Curry.

Warriorsat dominuan totalisht në ndeshje duke mos e lëshuar epërsinë që nga fillimi ndeshjes, për t’i mposhtur ‘raketat’ për të katërtën herë, e kësaj radhe me rezultat 114-81.

d

Klay Thompson ishte lojtari i ndeshjes me 27 pikë, derisa ishte i saktë nga vija e treshit 7 herë nga 11 tentime që i bëri.

Te Houston si zakonisht më i miri ishte James Harden me 35 pikë të shënuara.

d

Draymond Green iu përgjigj pyetjeve për mungesën e Curryt:

“Të gjithë menduan se me mungesën e Curryt, do të ndryshohet seria, por ne kemi menduar ndryshe”.

SKEMA E PLAY OFFIT

Golden State Warriors, në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore, do të përballet me fituesin e duelit, Los Angeles Clippers - Portland Trail Blazers,
ku Portlandi është 3-2 në epërsi.


 
Të gjitha lajmet nga