Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - PRIZRENI

Myles shkëlqen, Ponte Prizreni i kthehet fitores

Myles shkëlqen, Ponte Prizreni i kthehet fitores


20 January, 2021 @16:51

Skuadra e Prizreni e mposhti Vëllaznimin m rezultat 92-112.

10 minutëshi i parë i ndeshjes, përfundoi me epërsi dyshifrore për prizrenasit (23-36), derisa në çerekun e dytë Vëllaznimi e ngushtoi epërsi dhe të dyja skuadrat së bashku shënuan 110 pikë pas 20 minutave lojë.

Basketbollisti Divine Myles i Prizrenit, shkëlqeu në çerekun e tretë, ku e ngriti përsëri epërsinë, kurse në çerekun e katër kontrolli ishte totalisht te Prizreni.

Divine Myles shkëlqeu me 39 pikë, 4 kërcime, 4 asistime e 1 top të vjedhur. Ai u ndihmua edhe nga Arti Hajdari me 21 pikë, 3 kërcime e 2 asistime.

Te Vëllaznimi u dalluan Christopher Hortman me 35 pikë, 11 kërcime e 5 asistime dhe Devonte Jackson me 17 pikë.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e tretë e Prizrenit kundër Vëllaznimit në këtë sezon, derisa në total i ka 11 fitore e 5 humbje. Në anën tjetër Vëllaznimi e regjitroi humbjen e pestë rresht në Superligë dhe me 4 fitore e 12 humbje në total, skuadra gjakovare ndodhet në pozitën e gjashtë aktualisht.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga