GAME 2: PRIZRENI - PEJA
Myles shpëton Prizrenin, barazohet seria
27 April, 2021 @22:09
Me shënimin e Divine Myles në sekondat e fundit, Ponte Prizreni e mposhti Pejën në vazhdime me rezultat 112-111.
Njëra ndër ndeshjet më të mira të stinorit, është luajtur sonte në palestrën “Sezai Surroi” në mes të Ponte Prizrenit dhe Pejës.
Prizreni në 10 minutëshin e parë e kishte epërsinë prej 6 pikëve (27-21), derisa epërsia u thellua në fund të pjesës së parë (61-45).
Landon Taliaferro shënoi 8 treshe deri në çerekun e tretë, kurse Peja e ngushtoi epërsinë në 84-79.
Në anën tjetër performanca e Dardan Berishës ishte fenomenale, ku luajti rol në barazimin e rezultatit për ta caktuar fituesin në vazhdime.
Në vazhdime Dardani përsëri ishte më i miri i Pejës, por fjalën e fundit ka thënë Divine Myles duke shënuar në sekondat e fundit nga vija e treshit dhe ia solli fitoren skuadrës së tij.
Myles luajti me 33 pikë, 7 asistime e 7 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Landon Taliaferro me 28 pikë te Prizreni.
Te Peja nuk mjaftuan super performancat e Dardan Berishës dhe AJ Walton. Berisha luajti me 43 pikë, kurse Walton me 20 pikë, 13 asistime e 10 kërcime.
Me këtë fitore seria barazohet në 1-1, derisa dy ndeshjet e radhës do të luhen në “Karagaç” të Pejës.