Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANTE NAZOR

Nazor: Treguam dy fytyra në lojë! Dardani me ekstra cilësi

Nazor: Treguam dy fytyra në lojë! Dardani me ekstra cilësi


18 September, 2021 @23:16

Trajneri i Prishtinës, Ante Nazor, pas humbjes nga Peja ka thënë se ekipi i tij ka treguar dy fytyra në lojë sonte dhe me “basketboll privat” u kanë dhënë kontrollin e lojës Pejës, që në fund bëri ata ta fitojnë ndeshjen, duke aluduar në lojën individuale të lojtarëve. 

Duke sqaruar lojën dhe mënyrën se si humbën, ai ka shtuar se edhe Dardan Berisha ka treguar ekstra cilësi në përballje, që është dhe një faktor në humbjen e ekipit të tij.

“Kur luajmë lojën tonë dhe jemi në ritëm të lojës, luajmë shumë mirë. Kur luajmë basketboll privat, humbim lojën. Humbëm mbrojtjen dhe kundërshtari mori lojën nën kontroll. Atë kontroll ua dhamë ne me basketbollin privat të treguar, që erdhi pas ritmit të mirë që kishim kapur,” ka thënë trajneri kroat i prishtinasve pas ndeshjes.

“Ne i kemi parë dy fytyra të ekipit sonte dhe ajo që duhet të mësojmë është të tregojmë fytyrën e parë, e pjesës dhe çerekut të parë. Uroj Pejën, lojtarët e saj dhe trajnerin për fitoren, ndërsa Dardani [Berisha] ka treguar ekstra cilësi sonte për të bërë gjithçka që ekipi i tij të fitonte ndeshjen,” ka thënë ndër të tjera Nazor.

Humbja e sontme, ishte e para për Prishtinën në kuadër të stinorit të ri të Superligës, që erdhi pas fitores ndaj Dritës në xhiron e parë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga