RAHOVECI
Ndahen rrugët me Locin
8 February, 2021 @18:36
Skuadra e Rahovecit ka shkëputur bashkëpunimin me trajnerin pejan, Bujar Loci.
Sipas njoftimit të klubit vreshtar, vendimi është marrë në mbledhjen e Bordit, ku është shqyrtuar dhe diskutuar rrugëdalja nga rezultatet e fundit që nuk ishin aq pozitive si në Superligë ashtu edhe në Kupën e Kosovës.
“Bordi ka vlerësuar se skuadra po hynë në një fazë kruciale të kampionatit dhe e ka parë të domosdoshëm këtë veprim. Bordi dëshiron ta falënderoj trajnerin Loci për tërë angazhimin në pjesën e parë të kampionatit pasi siç dihet i njëjti e mori drejtimin e klubit në fazë jo të mirë,” thuhet ndër tjerash në njoftimin e Rahovecit.
Loci ka mbajtur postin e kryetrajnerit te vreshtarët që nga marsi i vitit 2020 kur ishte emëruar në vend të Marjan Ilievskit.
Para kësaj, Loci ka qenë trajner i Rahovecit edhe gjatë viteve 2018-2019.