NDËRPRERJE

Pamje nga arkivi
Ndërprehet Ylli - Peja, po zbrazet palestra
15 April, 2023 @22:37
Derisa kishin mbetur vetëm edhe 1 minutë e 4 sekonda deri në fund të ndeshjes së dytë të serisë gjysmëfinale të PlayOffit Ylli - Peja, është vendosur që të zbrazet palestra 13 qershori nga publiku, pasi që ka pasur hedhje të gjësendeve nga tifozët në Suharekë. Peja po avancon aktualisht me 8 pikë dallim, 73-81, ndërsa shqiponjat kanë fituar ndeshjen e parë dhe janë në epërsi 1-0 në seri.