GRUPI D - SUPERDERBI KOSOVAR

Foto: KB Peja Official
Ndërrohen datat e derbit Prishtina-Peja
29 January, 2016 @12:06
Ndeshja Sigal Prishtina - Peja në kuadër të Grupit D të BIBL që ishte paraparë të luhej më 23 shkurt është shtyer për një ditë më vonë.
Njoftimin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e BIBL dhe këtë e ka arsyetuar me faktin e kërkesës së transmetuesve të ndeshjeve.
Njejtë, edhe ndeshjes Beroe - Bashkimi i është ndërruar data, por për një ditë më heret.
E përcaktuar të zhvillohet më 24 shkurt, ndeshja Beroe - Bashkimi do të duhet të zhvillohet më 23 shkurt.